Kërcënon Molliqaj: Nëse nuk lirohen aktivistët e VV-së situata do të përkeqësohet

Nuk do lejojmë kurrë të jetësohet ajo marrëveshje. Qeveria duhet larguar menjëherë me gjithë klanin e tyre kriminal.
Ndërsa sipas, Dardan Molliqaj qeveria ka humbur ndërsa qytetarët kanë fituar, ndërsa fitore tjetër sipas tij është ajo e VV-së kundrejt klanit Pronto.

Molliqaj thotë se klani kriminal është bashkë me disa media si publike ashtu edhe disa private, raporton lajmi.net.

“Ne nuk e kemi pranuar fajin kurrë për rastet që na akuzuan (sulmet në kuvend)”, tha Molliqaj në konferencë.

Prokurori sipas Molliqajt ka thënë se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për përfshirje në raste të tilla.

“Tre aktivist me nga një muaj paraburgim dhe tre tjerë në paraburgim shtëpiak dëshmon se ky vendim është politik”, tha ai.

Molliqaj tha se Luan Keka, zëvendës drejtor i antiterrorit në polici, Abdurrahman Ismaili prokuror i prokurorisë special, Fatos Makolli, drejtor i antiterrorist në Polici, duhet të japin dorëheqje.

Po ashtu sipas tij, Shpend Maxhuni, Mentor Shala dhe Ridvan Berisha të RTK-së, duhet japin dorëheqje.

Molliqaj kërkon lirimin e të gjithë aktivistëve të VV-së, Donika Kadajt e Aida Dergutit, por edhe të tjerëve të arrestuar sot pas protestës.

Molliqaj thotë se e shpallin të paligjshëm vendimin e gjykatës sot për paraburgim të aktivistëve të VV-së, nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë situata do të përkeqësohet.

Lëvizja Vetëvendosje sipas tij tashmë e ka fituar betejën me akuza të fabrikuara.

Temat
LajmeVend

Të afërta