Haxhiu: Do të shihni çfarë do të bëjmë në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kur partia e saj të hyjë në Kuvend, do të kuptohen veprimet e tyre se çfarë do të bëjnë për ta kundërshtuar Demarkacionin.

Haxhiu ka përsëritur deklaratat e mëparshme kundër Demarkacionit, ndërkaq nuk ka bërë të ditura veprimet që do t’i ndërmarrin në seancën ku pritet të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

“Do të shihni se çfarë do të bëjmë kur të hyjnë në Kuvend të gjithë deputetët e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Haxhiu.

a220

Albulena Haxhiu

Temat
LajmeVend

Të afërta