Forcat e Armatosura realizuan 14 operacione për shuarjen e zjarreve

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë qenë të angazhuara gjatë muajit gusht edhe në shuarjen e zjarreve anembanë vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, efektivët e Forcave të Armatosura janë angazhuar në 14 operacione për shuarjen e zjarreve, kryesisht të qëllimshëm dhe në terrene shumë të vështira.

“Kontributi i efektivëve të FA-së ka rezultuar shumë i rëndësishëm sidomos te “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Megjithatë jo më pak i rëndësishëm ka qenë në vatrat e tjera që nga Novosela në Vlorë, Oroshi në Mirditë, Parku i Viroit në Gjirokastër apo Gjegjani në Pukë, duke parandaluar djegien e dhjetëra hektarëve pyje”, thuhet në njoftimin për media.

Në këto operacione, Forcat e Armatosura kanë kryer edhe ndërhyrje nga ajri, e cila ka qenë një ndihmë e madhe për forcat në terren.

Në total, në operacionet për shuarjen e zjarreve për muajit gusht, FA kanë angazhuar rreth 500 efektivë 30 mjete të rënda, 5 zjarrfikëse, ambulanca si dhe 6 helikopterë të Forcës Ajrore.

Temat
LajmeRajon

Të afërta