Ferguson: Real – Barcelona? Jo, ky ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Sir Alex Ferguson beson se Juventus është kërcënim serioz në Ligën e Kampionëve.

Sir Alex Ferguson beson se Juventus mund të triumfojë në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Ish menaxheri i Manchester United ka lavdëruar trajnerin Massimiliano Allegri dhe skuadrën nga Torino, që ka sjellë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Andaj, skocezi beson se “Bianconerët” mund të jenë konkurrent serioz për trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

“Në këtë moment Barcelona dhe Real Madrid kanë diçka më shumë se skuadrat tjera, por e përsëris se Juventus, njësoj sikurse Bayern Munich janë në mesin e skuadrave që mund ta mposhtin këdo, edhe në Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Një pikë e fuqisë është Allegri, trajner i madh, kurse tjetra stadiumi në pronësi, i bukur dhe i rrallë në Itali. Në 50 vjet të karrierës time e kam të vështirë të kujtojë eliminime të mëdha të skuadrave italiane”, theksoi Ferguson.

Temat
BotëSport

Të afërta