Federata e Zvicrës sulmon Kosovën (Foto)

Zviceranët kanë deklaruar se FFK-ja nuk duhet të filtrojë pas shpine me futbollistët e Zvicrës, por do të bënte mirë sikur të punojë rreth forcimit të saj si federatë

Federata e Futbollit e Zvicrës (ASF) ka reaguar rreth polemikave të mëdha që kanë të bëjnë me futbollistët kosovarë të saj, të cilët nuk iu bashkuan Kosovës. ASF e ka lëshuar një komunikatë, përmes së cilës e ka kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Zviceranët kanë deklaruar se FFK-ja nuk duhet të filtrojë pas shpine me futbollistët e Zvicrës, por do të bënte mirë sikur të punojë rreth forcimit të saj si federatë.

Zëri shkruan se ASF ka theksuar se asnjëherë nuk ka qenë kundër pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, por reagimet e saj në këto dy kongrese kanë pas të bëjnë për ta shmangur situatën e cila veç ndodhi këto ditë.

“Situata aktuale e futbollistëve të Zvicrës dhe FFK-së është ajo që Zvicra mundohej ta evitonte shumë më herët. Në kongreset e fundit të UEFA-s dhe FIFA-s patëm insistuar që t’i qartësojmë gjërat, e që tani ndodhën. Fatkeqësisht UEFA dhe FIFA nuk na dëgjuan. U votua pranimi i Kosovës, ashtu siç dëshironte Zvicra”, thotë ASF.

“Por në vend se Kosova të punojë në forcimin e saj si federatë, zyrtarët e saj kanë punuar me javë që të afrojnë dhe të bindin lojtarë që të luajnë për Kosovën në eliminatoret e Botërorit. Kjo ka zgjuar komente të shumta, nganjëherë edhe emocionuese, nga shumë palë, që ka shtuar presion të madh te lojtarët dhe familjet e tyre. Një qëndrim i qartë i FIFA-s do të sqaronte situatën menjëherë”, ka potencuar federata helvetike, raporton “Zëri.info”.

ASF insiston se futbollistë qe dashtë të lihen të qetë.

“ASF bënë thirrje për ndershmëri dhe respekt. ASF konsideron se futbollistët e përfaqësueses sonë me rrënjë të huaja kanë mundur të zgjedhin Zvicrën apo vendin e origjinës në qetësi, pa u bërë presione të tepruara e armiqësore. E njëjta vlen edhe për familjet e tyre”, vazhdon ASF, e cila potencon se është dashtë që FIFA ta thotë fjalën e saj, ndonëse është e bindur se kosovarët nuk kishin të drejtë ta ndërrojnë ekipin përfaqësues. Pavarësisht situatës, ASF shpreh besim të plotë te futbollistët e saj me prejardhje nga Kosova.

Capture-17

Temat
BotëSport

Të afërta