“E keni tërheq Demarkacionin se nuk i keni votat”

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga Kuvendi që ta sqarojë se cila është arsyeja tërheqjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri Isa Mustafa, në foltore kërkoi nga Kuvendi ta tërheq Demarkacionin, pasi nuk ka kushte dhe se duhet diskutime të më tejshme. Mirëpo, ky argument i Mustafës, sipas Limajt, nuk qëndron. Ai tha se partitë në pushtet po e tërheqin Demarkacionin sepse nuk i kanë votat e mjaftueshme.

“Këtu kemi të bëjmë me një çështje të veçantë. Arsyeja e tërheqjes së ligjit është e pa argumentueshme. Pse po tërhiqet ky ligj, kur është kërkuar të votohet qe një vit”.

“Ky ligj mund të votohet, ka kuorum për t’u votuar, nuk kërkohet shumica e minoriteteve”.

“Qeveria duhet të thotë se ky ligj duhet rishikohet dhe të vërtetohet nëse është në rregull. Kështu do të ishte mënyra e duhur, dhe të kërkohet edhe konsensus me opozitën”.

“Nuk i keni votat për ta votuar demarkacionin, jo për shkak të mungesës Listës Serbe”, ka thënë Limaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta