Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ulet tek deputetët e pavarur (Foto)

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës, por nuk është ulur në pjesën e deputetëve të PDK-së.

Ajo është ulur te këndi ku ulen deputetët e pavarur ndërsa as nuk ka marrë pjesë në GP të PDK.

Ka qenë Shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i cili ka shkuar të flet me zonjën Brovina.

Ky veprim i deputetes Brovina me gjasë ka ardhur nga ofendimet që i janë bërë nga bashkëpartiakët e saj në përgjimet e zbuluara së fundmi nga gazeta online “Insajderi”.

florat

florat1

florat2

Temat
LajmeVend

Të afërta