Dardan Sejdiu: Vetëvendosje do ta ndalë këtë të zezë

Protestuesve tashmë u janë bashkangjitur edhe udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i parë i VV-së, Dardan Sejdiu përmes altoparlantit u ka thënë protestuesve se është pikërisht kjo qeveri që po mundohet të kontrabandojë marrëveshjen me Malin e Zi, e cila për një vit injoroi thirrjet e qytetarëve dhe ekspertëve kundër shënjimit të vijës së re kufitare.

“Kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti, po provojnë ta kontrabandojnë marrëveshjen me Malin e Zi. Kosova nuk ka tokë për të falur, dhe mobilizimi i VV-së do ta ndalë këtë të zezë. Kjo marrëveshje është ndaluar për arsye të mobilizimit të aktivistëve të VV-së”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu tha se përveç deputetëve të opozitës janë edhe disa deputet të pozitës të cilët do ta kundërshtojnë me votën e tyre këtë demarkacion.

Temat
LajmeVend

Të afërta