Besa Gaxherri: A është Vetëvendosje grup terrorist apo parti politike?

​Besa Gaxherri në fjalën e saj në Kuvend ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se armët e gjetura në selitë e kësaj partie, nuk dëshmojnë se kjo është parti politike

“A është Vetëvendosje grup terrorist apo parti politike”, ka thënë Gaxherri duke iu thënë deputetëve të VV-së se po luajnë lojëra.

Ajo duke iu kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës ka thënë se është mjerim nëse ndonjë parti pretendon se e ka liruar Kosovën.

“Unë u ngrita këtu të diskutoj jo për individ, por për çdo armë e çka do duhet të përgjigjet policia. Nëse policia gjen gaz, molotov, maska e çka do tjetër, ju duhet të jepni përgjegjësi, mos na shitni patriotizëm. Për çka kanë dal sot protestuesit”, ka thënë Gaxherri.

Temat
LajmeVend

Të afërta