AGK reagon për arrestimin e gazetarit Dibran Istrefi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një reagimi ka shfaqur shqetësimin pas lajmit se është arrestuar gazetari i KlanKosova, Dibran Istrefi, gjatë kryerjes së detyrës së tij.

“Nga informatat e para që i kemi nga terreni mësojmë se gazetari është arrestuar përkundër mbajtjes së akreditimit në vend të dukshëm, thuhet në reagim.

Gjithashtu, nga burime tjera dhe të pakonfirmuara jemi informuar se gazetari tashmë është liruar.

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve përkatëse që ta lirojnë sa më shpejt nëse deri tashmë nuk e kanë liruar, dhe gjithashtu i ftojmë që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e gazetarëve.

Ndalja e gazetarëve në çfarëdo forme paraqet trysni ndaj punës së tyre dhe ndaj lirisë së shprehjes, por është edhe në kundërshtim të drejtpërdrejt me aktet më të larta juridike të vendit tonë si dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfundon reagimi.

Temat
LajmeVend

Të afërta