Zyrtarja austriake prindërve: Mos i dërgoni vajzat me shami në çerdhe

Nënkryetarja e Komunës së Salzburgut në Austri, Anja Hagenauer, u ka bërë thirrje prindërve myslimanë që të mos i dërgojnë vajzat e tyre me shami në çerdhe, duke thënë se mbulesa degradon fëmijët e tyre duke sugjeruar se ato janë objekte seksi.

Ajo e pranon se shamitë nuk mund të ndalohen në çerdhe të cilat udhëhiqen nga qyteti, njofton AP, përcjell Express.

Në vend të kësaj, ajo ka folur për një rekomandim urgjent, duke thënë se zyra e qytetit për të mitur mund të kontaktohet për të ushtruar trysni mbi prindërit që e injorojnë thirrjen e saj.

Transmetuesi shtetëror “ORF” e ka cituar atë sot duke thënë se ajo nuk është e interesuar që të ndalojë diçka fetare, por se është e shqetësuar se shamitë sugjerojnë se fëmijët që i veshin ato shikohen nga burrat me plot epsh.

Temat
BotëLajme

Të afërta