Veteranët ‘selam’ politikanëve: Nuk keni derdhur gjak për këta kufij

Gjatë ditës së enjte Kuvendi i Kosovës, do të vendosë lidhur me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Për këtë ditë janë paralajmëruar edhe protesta nga ana e opozitës në shesh. Por për kundërshtimin e saj janë edhe ata të cilët para shumë viteve me pushkë në krahë kanë qenë në kanë qenë mbrojtje të territorit të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

OVL e UÇK-së, porosisin deputetët e pozitës e opozitës, që të mendohen mirë para se të marrin ndonjë vendim që shkon në dëm të vendit.

Në një prononcim për Gazetën Fjala, kreu i OVL e UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se duhet të respektohet struktura e vendit dhe se kufijtë dihet se kujt i takojnë.

“As pozitë e opozitë nuk kanë qenë në kufirin shtetëror. Ne e kemi kundërshtuar edhe planin e Ahtisarit, e pikërisht ai plan ka sjell të gjitha këto të këqija që si pasoj po i bartim ne sot”, ka thënë Jashari.

Ai nuk e specifikoi se a do të jetë pjesë e protestës. Por në anën tjetër, kryetari i shoqatës së Veteranëve Xhevdet Qeriqi, ka thënë se do t’i bashkohet protestës së thirrur nga opozita.

“Unë do të dal në shesh. Nuk e di se a do të dalin edhe shokët e mi të luftës. Nëse duan të më bashkohen e dinë se ku më gjejnë”, ka thënë Qeriqi./GazetaFjala/

Temat
LajmeVend

Të afërta