Tronditet Zagrebi, një femër hedh në erë një makinë

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është tronditur mëngjesin e sotshëm: Një bombë ka shpërthyer në qendër të tij dhe deri tani mësohet se të paktën një person është plagosur.

Mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7, persona të paidentifikuar kanë shpërthyer një mjet në rrugën e “Sutlanska” në Zagreb, me një granatë dore, sipas mediat vendase.

Një person u plagos dhe disa makina aty pranë janë dëmtuar nga shpërthimi.

Departamenti i policisë së Zagrebit ka konfirmuar shpërthimin pak pasi ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.

Sipas burimeve jozyrtare, personi që hodhi në ere mjetin ka qënë një femër, kjo sipas medieve kroate që citojnë dëshmitarët okular.

Temat
BotëLajme

Të afërta