Sipas matematikës së orëve të fundit, demarkacioni drejt DËSHTIMIT!

Në momentin kur pritej votimi i demarkacionit pas konfirmimit të numrave nga ana dy partnerëve të koalicionit, PDK dhe LDK, një veprim i paparashikueshëm vjen nga Lista Serbe, e cila me urdhër të Beogradit ka vendosur të bojkotojë seancën e së enjtes për votimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Por sonte kundër demarkacionit ka dalë edhe një parti e koalicionit qeveritar, Partia e Drejtësisë, e cila në Kuvend përfaqësohet nga deputetja Labinotë Demi-Murtezi, shkruan lajmi.net.

Një situatë e tillë krijon paqartësi edhe më të mëdha nëse koalcionin PDK-LDK i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi. Që marrëveshja të jetë fuqiplotë duhen votat e dy të tretave të deputetëve, minimum 80 vota.

Por, si qëndron pozita me numra në Kuvend? Sipas ndarjes në Kuvend, mazhoranca i ka 84 deputetë, opozita 30, kurse gjashtë deputetë janë pa grup.

Numri i deputetëve sipas partive:

Pozita:

PDK: 34 deputetë

LDK: 33 deputetë

Lista Serbe: 11 deputetë

Grupi 6 plus: 6 deputetë

Gjithsej: 84 deputetë

Opozita:

LVV: 16 deputetë

AAK: 8 deputetë

Nisma: 6 deputetë

Gjithsej: 30 deputetë

Pa grup janë 6 deputetë

gruppet-p

Nëse numrit të deputetëve të shumicës ia shtojmë votat e 6 deputetëve pa grup, ky numër shkon në 90.

Mirëpo, nëse deputetët e Listës Serbe nuk marrin pjesë në seancë, atëherë dështimi i demarkacionit është i qartë, sepse në asnjë variant nuk mund të bëhen 80 vota.

Që gjërat të komplikohen edhe më shumë për pozitën, janë deklarimet e disa deputetëve të koalicionit të cilët qe një kohë janë deklaruar se do të votojnë kundër demarkacionit. Në këtë listë janë Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj i LDK-së, Nait Hasani dhe Raif Qela nga PDK.

Seanca për ratifikimin e demarkacionit është caktuar të nis nesër në ora 11:30, kurse lajmi.net merr vesh se pak kohë para fillimit të seancës, pritet që koalicioni qeveritar të vendosë se si do të procedojë tutje.

Temat
LajmeVend

Të afërta