Shpend Ahmetin e “tradhton bindja”, ia bën ‘Like’ postimit kundër Vetëvendosjes

Nuk e ka kuptuar apo e ka kuptuar por është pajtuar!? Sidoqoftë, ka pak rëndësi nëse është njëra apo tjetër.

E rëndësishme është se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duket se në heshtje nuk pajtohet me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën edhe ai bën pjesë.

E një të tillë duket se e ka bërë Ahmeti. Ai e ka pëlqyer një status të Ismet kryeziut në Facebook.

Ismete Kryeziu

Klikimi i Ahmetit me një ‘Like’ në këtë status nuk do të ishte i veçantë nëse porosia e kryeziut nuk do të binte ndesh me veprimet e dyshuara të Vetëvendosjes, të cilat nuk i mohoi kjo parti opozitare.

Kryeziu në llogarinë e tij ka publikuar tri fotografi të cilat janë shpërndarë nga policia pas aksionit të ditës së mërkurë në mëngjes, ku u arrestuan 6 aktivistë të vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin me granatë në Kuvendin e Kosovës, para disa javësh.

14102239_10208303072552593_5156691888961964528_n-768x512

Fotografitë janë gjërat e konfiskuara nga Policia me të cilat dyshohet se është kryer vepra, përfshirë edhe armë e municione.

“Keto foto, nuk paraqesin alternativë!? Këto foto nuk janë synimi e as ndryshimi që kërkon kjo shoqëri! Këto foto, janë në shërbim të zgjatjes së jetës së këtij pushteti!“, shkruan Kryeziu në postimin e tij të së mërkurës.

Në mesin e shumë prej atyre që e kanë e kanë pëlqyer këtë dekalrim është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

14102367_10208303072712597_4104107179442084512_n-768x512

Ndërkohë, një ditë më parë në konferencë për media, as kryetari i vetëvendojes, Visar Ymeri, por as Sekretari Organizativ, dardan Molliqaj, nuk e mohuan se armët dhe provat e paraqitura nga policia nuk janë të vërteta.

Përkundrazi, Molliqaj tha se armë të tilla mund të gjenden në shumë familje kosovare, e madje edhe tek familja e tij dhe të afërmit në fshatin Beleg të Decanit.

Madje se armët janë konfiskuar në shtëpitë e aktivistëve të Vetëvendosjes e konfirmuan edhe prindërit e tyre sot në konferencë për media kur thanë se armët u takojnë atyre, dhe se i kanë relikte, ndonëse nuk dihet se cfarë reliktesh mund të jenë fishekët, hashashi, maskat, jelekët, e sjanperi.

Temat
LajmeVend

Të afërta