Rita Ora tregon tek Jimmy Fallon se ku ka filluar të mirret me këndim (VIDEO)

Rita, e këndshme si gjithmonë, ka shkëlqyer në intervistën me Jimmy Fallon.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin shumë të ndjekur në Amerikë, ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’ ka qenë e ftuar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita ka qenë në pjesën e intervistës, ku ka treguar shumë për veten e saj, fillimet si këngëtare dhe për performancën në Vatikan, përcjell lajmi.net.

Rita madje ka bërë shaka me Jimmy-n, duke thënë se nuk e ka ditur që Vatikani është një vend kaq i rëndësishëm dhe nuk ia kishte idenë se do të këndonte para Papës.

Temat
Showbiz

Të afërta