Rita Ora mysafire te Jimmy Fallon, flet për të ardhmen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të ketë performancën e jetës.

Ajo ka ndarë një lajm të madh në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon ku ka treguar se ajo do të këndojë për Papa Françeskun.

“Do të shkoj në Vatikan, nisem nesër. Unë jam person spiritual, andaj Vatikani është një gjë shumë e madhe për mua”, ka thënë ajo duke shtuar se ndihet e nderuar për këtë fakt.

Ora ka thënë se do të jetë në Vatikan për shenjtërimin e Nënës Terezë. Rita Ora do të jetë edhe prezantuesja e America’s Next Top Model.

“Tyra Bank është e jashtëzakonshme, ne e duam atë. Ajo më ka pyetur nëse mund të shkojë ndonëse unë mendoj se nuk do të mund ta zëvendësojë atë, ajo e ka bërë këtë punë për kaq shumë vite”, ka thënë këngëtarja e shumë hiteve.

Temat
Showbiz

Të afërta