OKB: Ndotja e ujit rrezikon shëndetin e 320 milionë njerëzve në botë

Rritja e ndotjes së ujit po rrezikon më shumë se 320 milionë njerëz në botë, sidomos në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine, me anë të sëmundjeve kërcënuese për jetën, duke përfshirë kolerën dhe tifon, deklaroi të martën Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara (UNEP).

“Rreth 3,4 milionë njerëz në tri kontinente vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me bakteret, viruset ose mikroorganizmat e tjera në ujë”, tha UNEP në një raport.

Shumë prej këtyre sëmundjeve shkaktohen nga mbetjet njerëzore në ujë.

“Sasia në rritje e ujërave të zeza, që hidhet mbi ujërat tona sipërfaqësore, është shumë shqetësuese”, tha shefja e UNEP-it, shkencëtarja Jacqueline McGlade.

“Arsyet kryesore të rritjes së sipërfaqes së ndotur të ujit janë rritja e popullsisë, rritja e aktivitetit ekonomik, zgjerimi dhe intensifikimi i bujqësisë, si dhe një rritje në sasinë e ujërave të zeza të patrajtuara që derdhen në lumenj dhe liqene”, sipas UNEP.

albania-reuters

Temat
BotëLajmeShëndet

Të afërta