Mustafi shkakton “problemin” e parë në Arsenal (Video)

Ardhja e Shkodran Mustafit në Arsenal mund t’i kushtojë shtrenjtë një tifozi të “Gunners”.

Daniel Floyd është tifozi më i pafat i Arsenalit. Ardhja e Shkodran Mustafit në Arsenal mund t’i kushtojë shtrenjtë atij.

Kohë më parë, Floyd kishte shkruar në Twitter: “A e dini çfarë, nëse ne nënshkruajmë me Mustafin, do t’i jap secilit nga ju që më replikoni nga 20 funte,” përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, pas ardhjes së Mustafit, mbrojtësi u paraqit në një video ku tha: “Hey Daniel, shpresoj që nuk do të pendohesh për statusin tënd në Twitter”.

Temat
BotëSport

Të afërta