Letra e Xhakës, Zvicra e përjashton … (Foto)

Zvicra ka përjashtuar gazetën “Blick” nga konferenca për media, pas kritikave ndaj mesfushorit Granit Xhaka.

Granit Xhaka shkroi një letër të hapur duke arsyetuar vendimin për të luajtur për Zvicrën para Kosovës.

“Blick” reagoi duke e kritikuar hapur mesfushorin e ekipit helvetik. Kurse, skuadra e Zvicrës ka përjashtuar gazetën “Blick” nga konferenca për media para dueleve të ardhshme.

“Janë thënë gjëra që nuk përputhen me realitetin. Më vjen keq që kjo temë kthehet në aktualitet. Kam shkruar atë letër dhe nëse e lexon ndokush që e flet në mënyrë perfekte gjuhën shqipe, do të kuptojë që praktikisht kam shkruar vetëm gjëra pozitive për Zvicrën”, ishin fjalët e Xhakës para gazetarëve, përcjell “Lajmi.net”.

“E kisha thënë që do të qëndroja me Zvicrën dhe kjo nuk do të ndryshojë. Desha t’i shpjegoja arsyen njerëzve që janë në Kosovë dhe të shohësh që dalin gjëra të cilat nuk përshtaten me të vërtetën të dhemb dyfish.

Nuk e kuptoj se cili është problemi i disa njerëzve të caktuar, përse më sulmojnë. E rëndësishme është ajo që ndodh në fushë dhe për atë jam gati. Ata që më mbështetin do ta kuptojnë, ndërsa për ata që kanë vendosur të besojnë te gjërat që janë thënë, nuk kam çfarë të bëj”, deklaroi Xhaka për “SRF”.

Capture-367

Temat
BotëSport

Të afërta