Kurti: Nesër protesta paqësore por jo e qetë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për Demarkacionin me Malin e Zi. Kurti shprehu se nesër do të jetë protestë paqësore por jo e qetë, shkruan Gazeta Express.
“Kosova nuk ka tokë për të falur e gjak për të shkelur. Ne ata 8200 hektare i kemi deshmorët tanë, e nuk mund të heqim dorë nga ajo pjesë e territorit. Secili qytetar do ta pyesë qytetarin tjetër, secili prej nesh duhet ta pyesë vetëveten se ku ka qenë në datën 1 shtator.” tha Kurti.

I pranishëm në konferencë ishte edhe Sekretari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi i cili në fjalën e tij i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në trevat jashtë Kosovës të protestojnë në Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta