Kryesia e LDK-së, nuk ia ndërron mendjen deputetit Bulliqi për Demarkacionin

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje, pas të cilës u tha se unanimisht përkrahin deputetët e kësaj partie për të votuar Pro demarkacionit me Malin e Zi. Por jo të gjithë deputetëve u duhet kjo përkrahje, pasi Shpejtim Bulliqi nuk ka lëvizur nga qëndrimi kundër kësaj marrëveshje.

Seanca për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës. Koalicioni qeverisës thotë se i ka votat për ta kaluar këtë çështje, shkruan lajmi.net

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, pas së cilës u tha se unanimisht përkrahin deputetët e kësaj partie që të votojnë Pro Demarkacionit. Por jo të gjithë deputetëve të LDK-së u duhet kjo përkrahje.

Deputeti dhe eksperti Shpejtim Bulliqi nga radhët e partisë së Isa Mustafës, i cili njihet si njëri nga kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj marrëveshje, thotë për lajmi.net se nuk ka lëvizur nga ky qëndrim.

“Dihet qëndrimi im. Nuk kam ndryshuar dhe do të votoj kundër nesër”, ka deklaruar Bulliqi.

Lajmi.net ka provuar të kontaktoj edhe deputetët tjerë që kundërshtojnë marrëveshjen e Demarkacionit nga LDK-ja, por nuk janë përgjigjur.

Temat
LajmeVend

Të afërta