Guardiola: Ky ekip luan futbollin më të mirë në botë (Foto)

Pep Guardiola ka përzgjedhur ekipin që sipas tij luan futbollin më të bukur në botë.

Pep Guardiola është larguar nga Barcelona por ai ka vetëm lëvdata për ish ekipin e tij.

Menaxheri i Manchester Cityt ka thënë se gjiganti katalan është skuadra me futbollin më të bukur në botë.

Guardiola do të ndeshet me Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dhe, ai pret ballafaqime të vështira.

“Barcelona është më e mira, në aspektin e lojës. Dhe, do të jetë një test i madh për ne”, deklaroi Guardiola.

“Mënyra e lojës së tyre është më e mira në botë dhe janë duke e bërë tashmë një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Capture-354

Temat
BotëSport

Të afërta