Gruaja “pa trup” që ka mahnitur përdoruesit e rrjeteve sociale

Fotografia e një gruaje që është publikuar në Reddit është shpërndarë shumë herë, meqenëse e shfaqë atë në një pozitë të pazakontë.

Pos kokës me gërsheta dhe këmbëve të gjatë, nuk shihet asnjë pjesë tjetër e trupit të saj, transmeton Telegrafi.

Ajo shfaqet në skaj të pishinës, ndërsa afër fytyrës e ka një gotë me koktej.

Por, çfarë e bën pamjen shumë më intriguese, është mashtrimi optik që ia ka zhdukur mesin e trupit.

Mësohet se këndi nga i cili është shkrepur fotografia, ka bërë që të duket sikur ajo ka vetëm kokë dhe këmbë.

Temat
Fun

Të afërta