Francë: Protestojnë kundër dëbimit të familjes shqiptare

Nëse familja kthehet në fshatin e tyre, është e kërcënuar për shkak të një hakmarrjeje, që tashmë ka marrë jetën e një pjesëtari të familjes

Mësues, aktivistë dhe fqinjë kanë dalë të protestojnë nga ora 12:00 deri në 5:30 të darkës në prefekturën Besanço të Francës për të kundërshtuar dëbimin e një familjeje nga Kosova që kishte arritur në vitin 2013 në këtë vend. Polica në mëngjes iu kishte thënë se duhet të largohen.

Familja nga Kosova kishte bërë maksimumin për të marrë azilin dhe tani kjo familje rrezikon shumë, sidomos për katër fëmijët të moshës ndërmjet 6 dhe 15 vjet. Nëse familja kthehet në fshatin e tyre, është e kërcënuar për shkak të një hakmarrjeje, që tashmë ka marrë jetën e një pjesëtari të familjes.

Në korrik ata kishin qenë pjesë e familjeve të sponsorizuara për të shmangur dëbimin në mes të verës. Një grup i qytetarëve dhe zyrtarëve kishin krijuar një rrjet të gatishmërisë dhe solidaritetit në rast të kërcënimeve për dëbime.

Por, policia në orën 7 në mëngjes erdhi dhe iu tha se familja duhet të largohet dhe të zhvendoset në Saint-Jacques. Nëna u sëmurë dhe u dërgua në spitalin emergjent Jean Minjoz.

Anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në stacionin e policisë. Këtë verë, një familje tjetër me origjinë nga Ballkani u deportua në Kosovë.

Pasdite, nëna ishte ende në spital, kurse pjesa tjetër e familjes në qendrën e paraburgimit në Rouen, para se të kthehen në Kosovë

Temat
BotëLajme

Të afërta