Filloi takimi i liderëve, pritet vendimi nëse Maqedonia shkon në zgjedhje më 11 dhjetor

Ka filluar pasditen e sotme, me mbi një orë vonesë, takimi i liderëve të katër partive më të mëdha të Maqedonisë, në të cilin duhet të vendoset nëse në fund të vitit Maqedonia do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i PDSH-së Menduh Thaçi, i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i LSDM-së Zoran Zaev, sot pasdite në Klubin e deputetëve në Shkup e filluan takimin në të cilin, në pajtim me marrëveshjen politike të arritur më 20 korrik të këtij viti, duhet të vlerësojnë nëse janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Në takim marrin pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve Xhes Bjeli dhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, si ndërmjetësues të Marrëveshje së Përzhinës.

Nëse liderët e katër partive më të mëdha politike dakordohen, zgjedhjet duhet të mbahen më 11 dhjetor, ndërsa 100 ditë para zgjedhjeve duhet të zgjidhet qeveria kalimtare në të cilën do të participojë opozita.

Në qeverinë kalimtare opozita duhet t’i marrë vendet ministrore në sektorët për punë të brendshme dhe për punë dhe politikë sociale, si dhe zëvendësministrave plotësues për financave, shoqëri informatike dhe administratë dhe bujqësi. 100 ditë para zgjedhjeve opozita duhet të emërojë kryeredaktor dhe përgjegjës të ri në RTVM, ndërsa sot pritet të kompletohet edhe trupi ad-hok i cili do t’i monitorojë mediat.

Paraprakisht, është pastruar edhe Lista zgjedhore e votuesve të cilët kishin të dhëna kontestuese.

14218056-10210541200868947-1871844465-n_1472647687-7498629

Temat
LajmeRajon

Të afërta