Familjarët e aktivistëve të VV-së: Armët i kishim kujtim dhe i ruanim si suvenir

Familjarët e gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes të arrestuar dje nga Policia e Kosovës, sot para objektit të policisë treguan për armët që u gjetën në shtëpitë e tyre. Ata e pranuan se armët që janë gjetur nëpër shtëpitë e tyre janë pa leje por thanë se i kanë kujtim dhe i ruajnë si suvenire.

“Me rastin e arrestimit të Atdheut në ora 6 të mëngjesit kanë ardhur policia dhe gjatë bastisjes pos tjerash kanë marrë edhe armën që kanë qenë në pronësi timen. E kam ruajtur si suvenir dhe se kam përdorur kurrë. Arma nuk është e aktivistëve por e imja”, tregon Ramiz Arifi.

“Armët janë të miat mi ka lan djali im. I kam kujtim të djalit dhe janë pa leje”, tha tjetri familjar.

“Policia kur hyr, tha a ki armë unë e dorëzova armën të cilën e kam kujtim nga babagjyshi. Helmetat janë të mijat personale”, tha familjari Rilind Haliti.

Temat
LajmeVend

Të afërta