Elvana Gjata fut në sherr Ramën dhe Berishën

Këngëtarja Elvana Gjata ka futur në sherr Ramën dhe Berishën. Ky i fundit vijon me akuzat ndaj qeverisë Rama, ku së fundmi ka postuar një foto ku shfaqet një tren i lyer i tëri me ngjyrë lejla.

“Tani Partia Siçiliste ka dhe trenin e vet mavri! sb”, shkruan Berisha në postim. Por, në fakt “e bukura” është se Elvana është bërë shkak i kësaj akuze sepse është këngëtarja ajo që ka vendosur lyerjen e këtij treni me ngjyrë lejla.

Burime pranë artistes kanë bërë të ditur për Blitz.al se ajo e ka përdorur këtë tren për videoklipin e saj më të ri, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, në bashkëpunim me Capital T.

Ndoshta herë tjetër ish-kryeministri duhet të jetë më i saktë me burimet që të mos dalë bllof si këtë herë.

sb-1

Temat
Showbiz

Të afërta