E mahnitshme: Me këtë shpikje, makina juaj do të ecë në të gjitha drejtimet (Video)

Në fakt, rrotat “shumëdrejtimëshe” nuk janë diçka e re në vetvete. Ka mjete të ndryshme, sidomos në industri, që mund të lëvizin në të gjitha drejtimet. Por bëhet fjalë për mjete të krijuara për punë të veçanta.
Një londinez ka patentuar rrotat që mund të lëvizin në të gjitha drejtimet, por që mund të montohen në çfarëdo lloj makine. Parkimet nuk kanë qenë kurrë më të lehta se kaq.

Shpikësi, Willima Liddiar, i ka pagëzuar këto rrota me emrin e tij “Rrotat Liddiard”.

Për momentin, kjo shpikje mbetet vetëm një koncept, pra shpikësi ka arritur vetë të tregojë se funksionojnë, por ndoshta do të duhet akoma kohë deri sa t’i shohim të montuara në makinat tona.

Temat
FunTeknologji

Të afërta