Dafina Zeqiri në krahët e Noizyt (Foto)

Dafina Zeqiri dhe Noizy duket se janë pajtuar pasi ky i fundit në vitin 2012 e kishte “goditur” rëndë Dafinën në një këngë të tij, në kohën kur këngëtarja ishte në lidhje me Ledri Vulën.

Mosmarrveshjet në atë kohë mes Ledrit dhe Noizyt bënë që edhe Dafina të jetë “viktimë” në këngën “Na jena OTR” të Noizyt.

Sot pasi Noizy dhe Ledri janë bërë miq, edhe Dafina ka harruar të kaluarën dhe është pajtuar me reperin nga Shqipëria.

Këtë gjë e dëshmon një fotografi e njejtë e publikuar nga të dy në rrjetet sociale pasi ata kanë mbajtur së bashku një koncert në Tiranë.

Këtë gjest e kanë vlerësuar fansat e të dy palëve, pasi dyshja e suksesshme i kanë dhënë fund të kaluarës dhe kanë vendosur paqe.

Nuk dihet nëse së shpejti ata do të sjellin ndonjë projekt të përbashkët, i cili do të ishte i mirëseardhur nga fansat.

412541255

ddd

Temat
Showbiz

Të afërta