BE planifikon sanksione të reja ndaj Rusisë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian do të takohen javën tjetër për të diskutuar ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave ndaj 146 individëve në 37 nacionalitete, sipas njoftimit nga BE, të cilët janë përgjegjës për aksionet ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

Burimet e Bashkimit Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi për të prolonguar masat, do të vendoset për 15 shtator, pa u diskutuar shumë.

Sanksionet do të vendosen ndaj disa kompanivë në Krime si dhe politikanëve rusë, ku përfshihet edhe zëvendës kryeministri Dmitry Rogozin dhe Dmitry Kiselyov.

Sanksionet ishin paraqitur për herë të parë në mars të vitit 2014, pas rrethimit rus dhe aneksimit illegal të gadishullit të Krimesë.

BE-Rusia-Ilustrim

Temat
BotëLajme

Të afërta