Bajram Gecaj: Kush ua preu teshat Bulliqit dhe Isufit? (Foto)

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, është marrë me pohimet e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i cili ka thënë se dy ekspertët e demarkacionit, Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi janë diletant dhe gënjeshtar.

Sipas Gecajt, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, në një punim të tij sjell harta të ndryshme në të cilat janë thirrur dhe i kanë bazuar përfundimet e tyre shkencore më të hershme Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit [të dytë ish-studentë të tij].

“Që të gjitha ato punime pa përjashtim kanë qenë në përputhje të plotë me vijat e shënuara kufitare të Komisionit Shtetëror. Mbetet enigmë pse ata sot kanë ndryshuar mendjen për kufirin; pra, kush ua preu teshat! Për më keq, disa nga këto punime të këtyre autorëve, sipas Akademikut Islami, kishin edhe elemente plagjiature. I zhgënjyer me këtë qasje, Prof. Islami për krejt këtë ka një përfundim: “Kur këtu janë në gjendje të spekulojnë aq shumë, pse mos të gënjejnë edhe për kufijtë!”, shkruan Gecaj, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, gjithashtu, gjatë viteve 2000-2002, Florim Isufi ishte përgjegjës për përgatitjen e Atllasit të Kosovës nga HCIC! Si ndodhi që edhe në këtë rast Florim Isufi mos të ishte në dijeni se Bjelluha dhe Çakorri kishin mbet jashtë kufirit të Kosovës?

“Pse atëherë nuk e ngriti fare zërin për këtë çështje, ndërsa që tani [me “teshat e reja”] është aq i zhurmshëm?”, shkruan në fund Gecaj.

hh-1

hh1

hh2-768x912

hh3-768x882

hh4

hh5

hh6

hh7

Bajram-Gecaj-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta