Arrestohet një zyrtar i AKP’së, kërkoi ryshfet për të shlyer një borxh

Policia e Kosovës, të mërkurën, ka intervistuar e më pas arrestuar një zyrtar të AKP’së që dyshohet se kërkoi mito-marrje nga një ankues për t’i shlyer një obligim tatimor. Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyra për informim e Policisë.

“Sot me datën 31.08.2016 Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë ka intervistuar një person të dyshuar (zyrtar i AKP’së) nën dyshimin se ka kryer vepër penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit Zyrtar dhe marrje e ryshfetit”, konfirmoi zëdhënësi Daut Hoxha.

“I njëjti dyshohet se ka kërkuar mito nga ankuesi për te shlyer një obligim tatimor për patundshmërinë e cila është privatizuar nga AKP-ja”, tregoi për Gazetën Express, zëdhënësi i PK’së.

I dyshuari, sipas Policisë, me aktvendim të Prokurorit kompetent është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedurë të mëtejme

Temat
LajmeVend

Të afërta