Arifi: Presioni i orëve të fundit nga pushteti dhe ambasadat mbi deputetët, është antinjerëzor

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka thënë se kundërshtimi i ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është luftë për pushtet, por është bindje se ky version i demarkacionit është i gabuar.

Sipas Arifit gjithë ky presion që po bëjnë partitë politike dhe ambasadat mbi deputetët për votimin e kësaj marrëveshje është antidemokratike dhe antinjerëzore, shkruan lajmi.net.

“Nuk është luftë për pushtet nëse ke pasiguri e edhe më shumë kur je i bindur se demarkacioni është i gabuar. Shumica e popullit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, e din se ky version i demarkacionit, është i pasaktë. Presioni që po bëjnë partitë në pushtet dhe ambasadat, këto orët e fundit te deputetët, është antidemokratik dhe antinjerëzor dhe në tërësi nuk është në funksion, as të stabilitetit në rajon e as të stabilitetit të brendshëm”, ka thënë Arifi. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta