Albin Kurti: Kosova nuk ka tokë për të falur as gjak për të shkelur

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin. Deputeti Albin Kurti tha se pret që nga protesta e nesërme ta pengojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

“Data 1 shtator ka për tu mbajtur mend dhe ka për tu shënuar në historinë e popullit shqiptar. Do të mbahet mëndë si dita e çlirimit nga ky regjim. . Nesër ne do ta ndalim demarkacionin I ftoj nesër të gjithë të marrin pjesë në protestë”, tha gjatë konferencës deputeti Albin Kurti.

Kurti pret që të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve në protestë. Ai gjithashtu nuk e mohon faktin që protesta mund të jetë paqësore.

“Protesta është një protestë paqësore. Protestë masive. Nuk do të kisha thanë se do të jetë protestë e qetë sepse jemi njerëz shqetësuar. Do të jemi të vendosur dhe masivishtë në shesh po ashtu në Kuvend”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Por për veprimet Vetëvendosjes brenda Kuvendit thotë se do të reagojnë sipas situatës.

“Ne do të jemi në seancë plenare dhe me grupin do të marrim veprimet tona”, tregoi Albin Kuti.

Ai ka thënë se marrëveshjen për Demarkacion është personale të cilën e ka bërë Thaçi dhe Mustafa.

Kurti ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur as gjak për të shkelur.

Temat
LajmeVend

Të afërta