AAK e Nisma: S’jemi pjesë e protestës së nesërme, ftojmë deputetët të mos votojnë

AAK dhe Nisma, vetëm një ditë para se të mbahet seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, u kanë bërë thirrje edhe njëherë deputetëve që të mos e votojnë këtë marrëveshje.

Ata thonë se koalicioni qeveritar, deri më tani, nuk e kanë shfrytëzuar kohën që e kanë pasur për të përmirësuar gabimet.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një konference për media tha se, Nisma dhe AAK ,që nga fillimi kanë qenë kundër këtij versioni të Demarkacionit.

“Ne do të shkojmë nesër në Kuvend për të kundërshtuar këtë marrëveshje dhe për të votuar kundër. Ftojmë të gjithë deputetët që ta votojnë kundër këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se numri i deputetëve që po i thonë jo marrëveshjes është duke u rritur.

“Për fat të mirë numri i deputetëve që i thonë jo kësja marrëveshje është rritur. I bëjmë thirrje shpirtave të shitur e të prishtë Ises e Kadrisë e Thacit që mos gucojnë të falin tokë dhe i ftojmë që të ndalen nga kjo çështje”, ka thënë Haradinaj në konferencën e përbashktë më Nismën.

Nëse sipas Haradinajt ata tërhiqen nga kjo marrëveshje, ai do ju kërkojë atyre falje.

Limaj e Haradinaj ka thënë se nuk do të jenë pjesë e protestës por që e vlerësojnë si të drejtë dhe legjitime që të protestojnë. Ata thanë se do të fokusohen që me anë të votave ta pengojnë votimin.

Haradinaj thotë se i respektojnë deputetët e pozitës që janë dalë kundër kësaj marrëveshje. Por sipas tij, duhet ta dinë të gjithë ata deputetë që nëse votojnë për, kanë votuar për ndarje të Rugovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta