Vokrri: Shaqiri është shumë i nxehtë t’i bashkohet Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shprehur dëshirë të madhe që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka deklaruar se ka pasur kontakte me të gjithë lojtarët kosovarë të Zvicrës, por shton se indikacionet që kanë marrë nga FIFA, se nuk do të lejohet të luajnë për Kosovën, kanë ndërlikuar gjërat.

Sipas tij, të gjithë futbollistët kanë shprehur dëshirë, por superylli Xherdan Shaqiri ishte ndër më entuziastët për të kaluar te Kosova.

“Xherdani ka qenë shumë i nxehtë dhe ende pretendon dhe është shumë i nxehtë. Edhe me vëllezërit Xhaka dhe me babanë e Valon Behramit, kemi pasur kontakte direkte që ata t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë Vokrri.

Temat
SportVend

Të afërta