Visar Ymeri dyshohet se fshehu sulmuesit e Kuvendit

Vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, sipas burimeve brenda policisë, i kishte strehuar për dy javë rresht aktivistët e Vetëvendosjes të arrestuar sot për sulmin me antitank në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deri te arrestimi i tyre, burime brenda Policisë së Kosovës, duke mos dashur të flasin zyrtarisht për momentin, tregojnë se kanë çuar fakte të mjaftueshme, që konfirmojnë organizimin dhe kryerjen e aktit terrorist të tyre mbi Kuvendin e Kosovës.

“Të arrestuarit, pas sulmit në Kuvendin e Kosovës kanë qëndruar në familjen e Visar Ymerit. Ka dëshmi inkriminuese edhe të vetë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të familjes së tij, të cilat gjithsesi që do vendos hierarkia më e lartë e policisë nëse do të bëhen publike ose jo”.

Sipas këtij tij, koordinatore e tërë këtij grupi ka qenë Adea Batusha, vajza e motrës së Visar Ymerit, njëherësh edhe familjare e Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës.

Temat
LajmeVend

Të afërta