Twitter ua mbylli llogaritë, xhihadistët kalojnë në Snapchat (Foto)

Ata përdorin Snapchat-in pasi ju mbyllën llogaritë në Facebook dhe në Twitter.

Aplikacioni i telefonit mobil, i cili përdoret nga nxënësit perëndimor për të dërguar ‘selfie’ është metoda e fundit që po përdorin xhihadistët e lidhur me Al-Qaeda-në, në Siri. Ata po e përdorin atë për të dokumentuar jetën e tyre në zonat e luftës, shkruan The Mirror.

Llogaritë publikojnë rregullisht pamje të artilerisë së rëndë dhe armët AK47, gjithashtu edhe aspekte tjera nga jeta e tyre brenda luftës si dhe darkat e tyre.

Fotografitë tregojnë militantët të ulur në dysheme teksa bëjnë gosti të ndryshme me bukë, humus, falafel dhe perime, transmeton KosovaPress.

xhihadistet-tani-perdorin-snapchat-1

xhihadistet-tani-perdorin-snapchat-2

Temat
BotëLajme

Të afërta