Theret me thikë në fyt një police në Francë

Një zyrtare e Policisë, ka marr plagë të rënda pas sulmit që iu bë nga një person në stacioni policor ne Toulouse të Francës, raportojnë mediat lokale, shkruan RT , përcjell 1stChannel

I dyshuari raportohet se së pari tentoi t’ia grabis armën polices dhe kur përpjekja dështoi, ai mori thikën dhe e theri atë në fyt.

Sulmuesi, 31-vjeçar, thuhet se ka pasur çrregullime psikiatrike dhe sulmoi policen pasi ajo “reprezenton Francën”, shkruan gazeta La Depeche. Sulmuesi është arrestuar nga Policia, ndërsa ende nuk ka informata për gjendjen e policës./1stChannel/

france

Temat
BotëLajme

Të afërta