Thaçi, Veseli, Mustafa e Haradinaj shkojnë në konakun e Kelmendit

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, janë liderët kosovarë që do të marrin pjesë në takimin e thirur për diskutim lidhur me demarkacionin me Malin e Zi në konakun e deputetit të pavarur, Ramiz Kelmendi.

Ka qenë vet deputeti Kelmendi i cili e ka konfirmuar për Gazetën Fjala se ka marrë premtime nga liderë për pjesëmarrje në takimin e thirrur nga ai.

“.. përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Për momentin janë këta lider që do të marrin pjesë. Po presim edhe konfirmime të tjera”, ka thënë Kelmendi.

Ai tha se ende nuk kanë marrë ndonjë konfirmim nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të qenë pjesë e takimit.

Por para drekës së punës me liderët, deputeti Kelmendi ka thënë se e ka një porosi për ta që të mos ketë sharje e fyerje gjatë takimit në shtëpinë e tij.

E Kelmendi u shpreh se po e presin edhe konfirmimin e Shpejtim Bulliqit e Murat Mehës për të qenë pjesëmarrës në drekën për të diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndryshe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi do të dalë për ratifikim në Kuvend me 1 shtator. Po atë ditë janë paralajmëruar protesta nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Temat
LajmeVend

Të afërta