Të arrestuarit e Vetëvendosjes, i bashkon Albini dhe Che Guevara (Foto)

Gjashtë të arrestuarit nga Lëvizja Vetëvendosje sot në një aksion të Policisë së Kosovës, bazuar në profilet e tyre në Facebook, nuk i bashkon vetëm ideologjia e kësaj force politike, raporton lajmi.net.

Më shumë se Albin Kurti, duket se ata i bashkon ideologjia revolucionare e Che Guevarës.

Disa prej tyre kanë të publikuar në llogaritë e tyre foto të revolucionarit kubanez, ndonëse prej gjashtë të arrestuarve, së paku pesë nga ta, kanë publikuar edhe arsimimin e tyre të lartë i cili nuk është për t’u nënvlerësuar.

Policia në komunikatë zyrtare deklaroi se tek të dyshuarit e arrestuar ndaj të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Sidoqoftë, më poshtë, lajmi.net ju sjell në pika të shkurtra profilet e të arrestuarve tek të cilët, policia me urdhër të prokurorisë, pas bastisjeve, gjeti armë e municione.

Atdhe Arifi

Në profilin e tij në Facebook, Arifi ka publikuar se punon në Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka të studiuar në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Psikologjisë. Njëkohësisht, ai e ka publikuar se ka studiuar edhe në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ndërkohë që shkollimin e mesëm e ka përfunduar në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’.

Atdhe-Arifi

Astrit Dehari

Aktivisti tjetër i Vetëvendosjes i cili u prangos të mërkurën herët në mëngjes nga policia është Astrit Dehari. Ndryshe nga të tjerët, ai nuk e ka paraqitur në facebook përgatitjen e tij arsimore, por megjithatë, në llogarinë e tij, zënë vend shumë fotografi, kryeisht me simbole kombëtare por edhe të liderëve të Vetëvendosjes. Sidoqoftë, në mesin e tyre është edhe fotografia e revolucionarit kubanez Che Guevara. Fotografia e tij është e shoqëruar me thënien e tij të famshme se ‘Unë nuk jam çlirimtar, sepse çlirimtarët nuk ekzistojnë. Njerëzit e çlirojnë vetveten”.

Astrit-Dehari-768x644

Adea Batusha

Është e vetmja femër e arrestuar nga policia gjatë aksionit të sotëm. Adea Batusha, e cila kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje e ka dajë (vëlla të nënës), në profilin e vet në Facebook, më shumë ka publikuar thirrje e fotografi për protesta e aksione të Lëvizjes, sesa diçka personale. Ajo e ka bërë të ditur përgatitjen e saj arsimore, por nga gazetarët njihet si ‘fotografja e Vetëvendosjes’. Kjo pasi gati në çdo protestë dhe aksion të kësaj force politike, ajo është parë duke fotografuar.

Adea-Batusha--768x513

Egzon Haliti

Ky është personi tjetër i arrestuar nga policia së cilit dyshohet se i janë gjetur armë. Edhe Haliti është arrestuar si i dyshuar për sulmet e javëve të fundit mbi Kuvendin e Kosovës, mbi të cilin janë hedhur granata. Derisa përgatitjen e tij arsimore nuk e ka publikuar, Egzon Haliti duket se ka një lidhje shumë më të fortë me Che Guevarën, revolucionarin kubanez. Ai ka publikuar disa fotografi të tij,kurse njëra përmban edhe thënien e kubanezit se “Revolucioni nuk është një mollë që bie kur ajo piqet. Ti duhet ta bësh që të piqet”.

Egzon-Haliti

Petrit Ademi

Ademi është një nga aktivistët e arrestuar me më së paku të dhëna në profilin e tij në facebook. Por më shumë se të dhënat e tij, është interesant shokët të cilët ai i ka në këtë rrjet social. Aty përfshihen ndër të tjerë shumë gazetarë, drejtues mediesh e madje edhe këngëtarë.

Petrit-Ademi

Frashër Krasniqi

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, bazuar në llogarinë e tij në Facebook, e ka filluar jetën me muzikë. Ai ka qenë nxënës në shkollën e mesme të muzikës ‘Prenk jakova’, pastaj ka studiuar në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës kurse tash është aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje.

Frasher-Krasniqi

Temat
LajmeVend

Të afërta