Shqipëria është e gatshme të emërojë kapitenin e ri, dhe ka katër kandidat për pasardhës të Lorik Canës.
Në prag të ndeshjes miqësore të 31 gushtit kundër Marokut dhe atë të 5 shtatorit ndaj Maqedonisë për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, De Biasi ende nuk ka vendosur për emrin që do të jetë lideri i Kombëtares.
Me shumë mundësi shiriti i kapitenit pritet të vendoset mes dy pretendentëve kryesorë, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj, por nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë tjetër.
Ja kush janë 4 kandidatët për kapiten:
1- Ansi Agolli
2- Elseid Hysaj
3- Ledian Memushaj
4- Mërgim Mavraj
Fjalët kyçe
Kombëtarja e SHqipërise