Shënohet dita e të pagjeturve në Merdare

Në pikë-kalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdare, është shënuar Dita ndërkombëtare e të pagjeturve, 30 gushti, ku janë përkujtuar 1666 të pagjeturit shqiptarë të cilët janë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësuesi i familjeve të personave të pagjetur, Bajram Qerkinaj, tha se përfaqësuesit e institucioneve kanë thënë mjaft fjalë të mëdha, por familjarët e të pagjeturve janë ngopur me fjalë dhe krejt çfarë duan është gjetja e më të dashurve të tyre.

“Ne në këtë pikë pikëllimi kemi pas lot shumë, por të ju them, ta marr veç një shembull se kemi pas edhe pikë gëzimi, e ai njeri është këtu prezent me neve, pesë anëtarë i ka të pagjetur, dy të vet, dy të vëllait dhe një tjetër, pesë anëtarë vet një drejtues ose zot shtëpie dhe kur kanë ardhur për herë të parë ti bëjmë mbetjet mortore apo kufomat prek këtu ai e ka dhënë një intervistë e cila është sot e regjistruar dhe e kemi në ram, Halil Prekani thotë se sot jam i gëzuar sikur me i pa ata pesë ka ecin këtu në Merdare, është këtu haxhiu etu kisha lut me u qu në këmbë, është shumë interesant se këtu kemi marrë edhe njerëz të gjallë të cilët nuk e kemi dit ku janë. Flora Brovina ka zbrit e ka puthë tokën, në vend të kuqit ju bë e zezë por edhe me lot e lajke, zonja Nesrete shumë herë i ka ra t’fikt këtu, bile bile një herë unë e kam kap vet i dyti me ndreq në këmbë se ra në tokë. Do të thotë kemi pas të lloj llojshmëri të këtij vendi, kësaj pike për shkak se këshilli i institucioneve ose përfaqësuesit e juaj e kanë kërkuar të vihet një gurthemel dhe të përkujtohet ata çka e tha edhe nënkryetari jo veç na por edhe pasardhësit tonë. Kisha pas qef me kanë edhe më i shkurtë por nuk po mundem kur po i shoh do fytyra të vrazhda”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se 30 gushti nuk bënë mrekulli, por sipas tij kjo datë po shfrytëzohet për ti treguar botës për problemin që e ka populli jonë.

“30 gushti nuk bënë mrekulli, nuk i zgjidh ët gjitha problemet, vetëm me homazhe dhe këtë formë të ndërtimit e përkujtimeve nuk e zgjidhim problemin e ndriçimit të fatit të mbi njëmijë personave të zhdukur por e shfrytëzojmë si moment për ti treguar botës se edhe ne jemi pjesë e kësaj fatkeqësie, edhe ne kemi pësuar dhe pasojat e një luftë të pakuptimtë me përmasa gjenocidale i kemi përjetuar ë kurrizin tonë dhe si pasoj e asaj kemi ende një numër shumë shqetësues të peronave të pagjetur por edh enjë nëse mbetet për ne do të jetë shqetësim”, deklaroi ai.

Kurse, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Lirie Kajtazi, theksoi se përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës po e mbajnë përgjegjësinë që e kanë marrë duke u munduar që të bisedoj me shtetin serb, i cili shtet, sipas saj, pak e njeh humanitetin.

“Ne si kuvend i Republikës së Kosovës po vazhdojmë që ta mbajmë përgjegjësinë tonë për ta zhdukur atë e cila rëndon tek ju tash e sa vite dhe në këto procese të vështira në çështjen e cila e ka bo politika nga lufta që e lamë pas ne po vazhdojmë me hapat politik, po vazhdojmë me dialogim me shtetin serb një shtet i cili pak e njeh humanitetin, pak apo hiq, pak e njeh të drejtën ndërkombëtarë me një ditë të veçantë ku ne sot e shënojmë një ditë të tillë i adresohemi edhe atij shteti por mbi të gjitha edhe ndërgjegjes ndërkombëtar për të ushtruar një preson më të theksuar që të tejkalohet ky problem”, tha ajo.

Kurse, familjarët e të pagjeturve janë ata të cilët familjarët e tyre po i presin edhe pas 17 viteve.

Sherife Koca e cila e ka të zhdukur djalin, thotë se ende po shpresoj që djali do ti kthehet.

“Djalin e kam të zhdukur. Ushtar e kam pas prej luftës ma nuk dimë sen, gjithë po mbaj ymyt që janë gjallë por nuk po mundemi ma shumë. Dhjetë ditë pa i mbush 20 vjet, ushtar e kam pas, ma kanë marrë, nusen ma kanë lënë shtatzënë, çika e ka marrë çikën dy muajsh e ka rritë edhe ma qashtu dalim sa herë mundemi me ditë për fatin e tyre”, shprehet ajo.

Të pranishmit i përshëndeti në emër të kryetarit edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në Mendarë u vu edhe gurthemeli i një lapidari i cili do të ndërtohet në shenj nderimi për të gjithë të pagjeturit e luftës në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta