Rritet në 2.000 numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftë kundër drogës në Filipine

Numri i përgjithshëm i të vrarëve në luftë kundër drogës në Filipine që nga koha kur Rodrigo Duterte u bë president i vendit para dy muajve, është rritur në 2.000, sipas të dhënave të fundit.

Duterte ishte zotuar para se të zgjidhej president se do t’i zhdukte drogaxhinjtë dhe tregtinë joligjore të drogës, përcjell Express.

Kjo fushatë e Duterte ka përkrahje publike, por vala e vrasjeve që kur ai u zgjodh president i ka alarmuar grupet për të drejtat e njeriut, si dhe ka shkaktuar shqetësim nga Shtetet e Bashkuara, aleatit të afërt të kryeqytetit filipinas, Manila.

Policia Kombëtare e Filipineve ka njoftuar se afër 900 trafikues të drogës dhe përdorues janë vrarë në një operacion policor nga 1 deri më 20 gusht.

Kjo përbën rritje prej 141 personave në javë, apo mesatarisht 20 personave në ditë.

Temat
BotëLajme

Të afërta