PDK: Lutfi Haziri të jap dorëheqje

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka vlerësuar se aktakuza e ngritur ndaj kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri është një hap i duhur nga organet e drejtësisë për të ndalur shkeljet ligjore nga komuna.

Në një komunikatë të PDK-së thuhet se ngritja e aktakuzës ndaj Hazirit vërteton shqetësime t e ngritura nga kjo parti dy vite më par.

“Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, para dy viteve ka ngritur zërin e saj në Kuvendin Komunal të Gjilanit, për shkeljet serioze që janë bërë me ankandin public të parkingjeve dhe me kohë ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Mirëpo, ndikimi i kryetarit të Gjilanit, në këtë institucion të drejtësisë përmes joshjes së punësimeve favorizuese të familjarëve të prokurorëve, ky rast ishte mbyllur ndaj tij, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Kjo parti po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e Hazirit.

“Qeverisja komunale e Lutfi Hazirit është skajmërisht e korruptuar, ku muaj më parë janë ngritur poashtu aktakuza ndaj zyrtarëve komunal dhe drejtorit të Urbanizmit. Në qytetin e Gjilanit ka vite që po mbretëron kaosi dhe anarkia institucionale, ka zhvatje të buxhetit komunal përmes tenderëve të korruptuar, përmes ndërtimeve të egra dhe pa leje ndërtimore, punësime të paligjshme, përmes joshjes dhe korrupsionit po bëhet pasurimi i shpejt i zyrtarëve të LDK dhe të qeverisjes komunale. Ndërsa në anën tjetër, kryetari Haziri, proklamon “punë të hajrit”. Po, “punë të hajrit”, por jo për qytetarin dhe komunën. Ky sllogan, paskësh qenë për vet kryetarin e Komunës”, thuhet në komunikatë.

Temat
LajmeVend

Të afërta