Pas debatit maratonik, Këshilli Drejtues i PDK-së jep pëlqimin për Demarkacionin

Pas një debati maratonik që zgjati rreth pesë orë, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka votuar Pro, që demarkacioni me Malin e Zi të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi.net merr vesh nga burime brenda PDK-së, se shumica absolute e KD-së së partisë së Kadri Veselit, janë pajtuar që të votohet Pro demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Mbledhja e PDK-së ka nisur në ora 18:00 dhe debati zgjati rreth pesë orë.

Kryesia-e-PDK-se

Temat
LajmeVend

Të afërta