Një poshtërim publik live në VMA: Ja çfarë Rihanna i tha Drake-ut pas puthjes që shkoi keq! (Video)

Drake më në fund i rrëfeu përpara të gjithëve dashurinë Rihanna-s live në skenën e VMAs, dhe ishte një poshtërim i vërtetë publik!

Nëse kishte diçka romantike në fjalimin e reperit kanadez, i cili ndër të tjera tregoi se “e dashuronte atë që në moshën 22 vjeçare”, mendoi vajza e keqe Riri që ta shkatërronte në moment.

Ajo mori një pamje të habitur në fytyrë ndërkohë që Drake tregonte për sytë dhe veshët e gjithë botës ndjenjat e tij, dhe kur ky i fundit iu afrua për ta puthur në buzë, ajo iu shmang krejtësisht duke e devijuar në një përqafim të thjeshtë miqësor.

Por si të mos mjaftonte kjo, për t’u siguruar që artisti 29 vjeçar do ta merrte mesazhin, në momentin kur ishin ngjitur i tha disa fjalë që nuk i shpëtuan vigjilencës së kamerave. “Nuk ishte për të qeshur”, fjalë të cilat e lanë Drake tërësisht të ngrirë. Pastër, bukur dhe qartë.

Temat
Showbiz

Të afërta