Molliqaj: Armë mund të gjeni në ç’do shtëpi kosovare, edhe në shtëpinë time

Sekretari organizativ i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se në Kosovë qarkullojnë mbi 300 mijë armë ilegale.

Ai duke folur për arrestimin e 6 aktivistëve të kësaj partie ku sipas policisë janë gjetur edhe armë zjarri, ka thënë se këto janë propagandë, ndonëse sipas tij, në ç’do shtëpi kosovare mund të gjinden armë.

“Edhe në shtëpinë time në Beleg mund të ketë armë, pasi që familjarë të mi kanë qenë në luftë, pra janë armë të cilat nuk i kanë dorëzuar asnjëherë. Janë mbi 300 mijë armë ilegale nëpër duar të qytetarëve”, ka thënë më tej Molliqaj.

Dardan Molliqaj

Temat
LajmeVend

Të afërta