Më shumë vende pune në Zvicër

Numri i vendeve të punës në Zvicër është rritur në tremujorin e dytë të vitit me 0.6 për qind, tregon barometri i punësimit nga Zyra Federale për Statistika (BFS).

Megjithatë, në këto statistika janë përfshirë edhe shumë vende pune me orar të shkurtuar. Ndërsa rezultatet për vendet e punës me orar të plotë flasin për një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje. Sipas BFS, do të thotë se më shumë punëtorë kanë punuar më pak.

Në tremujorin e dytë të vitit 2016 në nivel vjetor rritja e punësimit është vërejtur në të gjitha rajonet kryesore. Ticino regjistroi rritjen më të lartë në përqindje në tërë Zvicrën.

Punëtorë-në-Zvicër-587x358

Temat
BotëLajme

Të afërta